VOX

Vriten 7 të burgosur në Karolinën e Jugut

0 181

Shtatë të burgosur u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën pas trazirave që shpërthyen natën e së dielës në një burg të sigurisë maksimale në Karolinën e Jugut, njoftuan autoritetet amerikane.

Trazirat filluan rreth orës lokale 7:15 të mëngjesit në tre njësi banimi në Institucionin Korrektues Li, i cili strehon disa nga shkelësit më të dhunshëm të ligjit.

Zyrtarët nuk ishin në gjendje të ndalonin luftimet dhe të siguronin burgun deri në orën 2:55 të ditës së hënë. Departamenti i Korrektimeve të Shtetit i përshkroi luftimet si “qerim hesapesh mes të burgosurve.” Asnjë oficer policie ose punonjës burgu nuk u lënduan, njoftoi departamenti korrektues.

Vite më parë, në 2015, dy policë u therën në këtë institucion korrektues. 

POWERED BY BANER 700 x 100