LUMEZI: NUK DORËHIQEM

0 18

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për shtyp, tha se nuk do të japë dorëheqje pas kërkesave të shumta që po bëhen për largimin e tij.

“Nëse institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës përkatësisht KPK, e vlerësojnë se e kam shkelë ligjin, do ta pranoj secilin vendim por kurrsesi nuk do ta pranoj presionin e subjekteve politike, shoqërisë civile të cilët interferojnë në punën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Lumezi.

Sot nga ora 18:00, do të protestohet duke kërkuar dorëheqjen e Lumezit dhe procesin e vetingut sistemit të drejtësisë.

Source Insajderi
POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.