LUMEZI THOTË SE ËSHTË CAKTUAR PROKURORI QË DO E PLOTËSOJ AKTAKUZËN PËR VETERANËT POR NUK TREGON CILI

Ai përsëriti se aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj ka pasur mangësi për shkak të mungesës së emrave të 19,060 përfituesve në listat e veteranëve.

0 15

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, përmes konferencës së jashtëzakonshme ka thënë se Nga prokuroria Speciale e Kosovës është caktuar prokurori i ri që do të merret me rastin e Veteranvëve, pasi që prokurori i këtij rast Elez Blakaj dha dorëheqje.

Mirëpo kryeprokurori nuk tregoi se cili prokuror e ka marrë rastin.

“Ne sot kemi vendosur që një prokuroro nga prokuroria speciale të vazhdoj me plotësimin e asaj aktakuze sipas sugjerimeve të kryeprokurorit të prokurorisë speciale dhe në një kohë shumë të shpejtë të ngrisim akakuzën në mënyrë të rregullt ashtu sic parashihet me kodin penal”, tha Lumezi në konferencën e jashtëzakonshme.

Ai përsëriti se aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj ka pasur mangësi për shkak të mungesës së emrave të 19,060 përfituesve në listat e veteranëve.

“Është e vërtetë që prokurori Blakaj i ka deklaratat dhe emrat e personave që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme por ata emra nuk i ka në aktakuzë”, tha ai.

Prokurori tashme i dorëhequr Elez Blakaj kishte dorëzuar aktakuzën me 11 korrik, te shefi i tij Reshat Millaku, por Lumezi sot tha se prokurori i ri do te merret me plotësimin  e saj dhe procedimin e mëtejm në gjykatë sic kërkohet me ligj.

Lumezi ka treguar se cilat veprime ishin ndërmarrë që nga fillimi për këtë rast.

“Pas fazës së grumbullimit të informacioneve që ka zgjatur tri vite e disa muaj, 7 maj aktvendimi për nisjen e hetimeve me 11 qershore është ngritë një aktakuzë për të cilën kemi thënën se është draft aktakuzë e cila nuk ka qenë e nëshkruar nga prokurori i rastit. Ditën e nesërme e kemi pranuar edhe një aktakuzë e nëpërmjet emailit e cila ka qenë e nënshkruar edhe një shkresë të bashkangjitur në të cilën thuhet se sugjerimet e kryeprokurorit të speciales janë pranuar nga prokurori i rastit por me një vrejtje se nëse duhet të sigurohen të gjithë emrat të cilët janë përfitues të kundërligjshëm na duhet një kohë më e gjatë”, tha ai.

Source Insajderi
POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.