Monstra – Dëshmi e dyshimtë nga dëshmitari i mbrojtur

Sipas dëshmisë në kushte të larta sigurie, me fytyrë të mbuluar dhe zë të deformuar, dëshmitari tha se kishte parë një veturë Golf 3 me ngjyrë të zezë me katër persona. Tre nga të akuzuarit që identifikoi i përshkroi në mënyra të ndryshme duke thënë se ka kaluar shumë kohë dhe nuk kujtohet në detaje.

0 20

Gjatë seancës së sotme për rastin Monstra, dëshmitari i mbrojtur identifikoi Fejzi Azirin, Agim Ismajlloviqin dhe Sami Lutën, tre të akuzuarit në këtë rast .

Sipas dëshmisë në kushte të larta sigurie, me fytyrë të mbuluar dhe zë të deformuar, dëshmitari tha se kishte parë një veturë Golf 3 me ngjyrë të zezë me katër persona. Tre nga të akuzuarit që identifikoi i përshkroi në mënyra të ndryshme duke thënë se ka kaluar shumë kohë dhe nuk kujtohet në detaje. Dëshmitari i koduar deklaroi gjithashtu se dëshminë e tij e ka dhënë pa presion dhe me vet dëshirë për shkaqe morale.

Prokuroja Fatime Fetai nga ana tjetër tha se, dëshmitari jep detaje kundërthënëse me deklaratat e kaluara. Ndërkohë, pala mbrojtëse dzshon në kredibilitetin e dëshmitarit, duke e quajtur atë “të montuar{. Ata thonë se ky dëshmitar i fshehur nuk e flet të vërtetën.

“Të gjitha ato deklarata deri tani janë të ndryshme. Nuk punohet për atë që ka harruar se çfarë ka thënë më herët por bëhet fjalë për atë që ky dëshmitar është dëshmitar i ish- Prokurorisë dhe i montuar”- tha Naser Raufi, avokat.

“Ishit edhe vet dëshmitar se mbrojtja arriti që ta diskreditoj në tërësi dëshminë e dëshmitarit të fshehur, këtë e ka bërë edhe më herët dhe do vazhdoj dhe do të vërtetojmë se ky dëshmitar nuk e thotë të vërtetën”- deklaroi Asmir Alispahiq , avokat.

Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra” Bedri Hajdari thotë se dëshmitari është përgatitur mirë para se të dëshmoj dhe dyshon se i njëjti lexonte përgjigjet e përgatitura ose në ndërkohë i tregonte dikush pasi përgjigjej me shumë pauza.

“Vazhdimisht do të dëshmohet se si Njësiti për përgatitjen e këtyre dëshmitarëve ka punuar me ta nën kërcënime, me dhurata e nuk e di se me çfarë. Edhe sot u dëshmua se ky dëshmitar gënjen… me plotë fjalën gënjen”- u shpreh Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve.

Dëshmitari i fshehur do vazhdoj me dëshminë në seancën e caktuar për ditën e premte. Gjatë seancës prokurorja Fatime Fetai kërkoi detaje nga Prokurori Ognen Stavrev për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismajlloviqit. Gjykatësi tha se presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë e cila është në kontakt me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.