Zaev informon kancelaren Merkel për referendumin

Merkel ka përshëndetur sërish faktin se Athina dhe Shkupi kanë rënë dakord mbi çështjen e emrit.

0 17

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefan Zibert.

Merkel ka përshëndetur sërish faktin se Athina dhe Shkupi kanë rënë dakord mbi çështjen e emrit.

“Ky hap lehtësoi afrimin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO” ka porositur Merkel, duke shtuar se Zaev gjithashtu ka njoftuar rreth gjendjes së përgatitjeve për referendumin e ardhshëm në Maqedoni si dhe kanë diskutuar çështje tjera që kanë të bëjnë me rajonin.

 

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.