Noer: Mirëpresim vendimin e Kuvendit të Maqedonisë

Noer tha më tej se, Shtetet e Bashkuara besojnë se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për të avansuar stabilitetin, sigurinë, dhe prosperitetin në  gjithë rajonin. 

0 20

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për të inicuar ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Kështu është shprehur zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Hedhër Noer.

Noer tha më tej se, Shtetet e Bashkuara besojnë se Marrëveshja e Prespës është mundësi historike për të avansuar stabilitetin, sigurinë, dhe prosperitetin në  gjithë rajonin. 

Me ndryshimet kushtetuese, i jepet mundësia zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, të nënshkruar mes Greqisë dhe Maqedonisë, me të cilën ndër tjerash do të ndryshohet edhe emri i Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Me këtë ndryshim, Maqedonia do ta ketë edhe përkrahjen e Greqisë në rrugëtimin e vendit për në strukturat Veri Atlantike. 

Parlamenti i Maqedonisë siguroi dy të tretat e votave për të iniciuar ndryshimet kushtetuese, të cilën e arriti duke siguruar tetë vota nga deputetët e koalicionit opozitar të VMRO-DPMNE.

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.