Qyteti i Shkupit dhe dyzet drunjtë

Rajoni i Bit Pazarit mund të mbijetojë edhe pa ato dyzet fidanë të njomë të cilat edhe ashtu, gjatë këtij sezoni, nuk është se do e balancojnë nevojën reale për ajër të pastër, duke eliminuar helmet dhe PM grimcat...

0 54

Rajoni i Bit Pazarit nuk paska pas drunjë!? Kështu të paktën thuhet në komunikatën e sotme qesharake të Qytetit të Shkupit ku nënvizohet se, “për herë të parë në Bit Pazar do të ketë drunjë”.
E njejta deklaratë mu duk shkurtpamëse nga fakti se vetëm pak metra më larg, nga ana tjetër e rrugës, veçse ka drunjë. Kështu deklaratash nga ky institucion tregojnë vazhdën e sjelljeve infantile.

Fjalia e nënvizuar në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

 

Deri sa smogu në këtë qytet është bërë përditshmëri, dhe ndaj të njejtit duket të jetë bërë imun qytetari (jo jo), Qyteti i Shkupit po tenton të fsheh diellin me shoshë. S’ka spjegim tjetër kjo punë!

Rajoni i Bit Pazarit mund të mbijetojë edhe pa ato dyzet fidanë të njomë të cilat edhe ashtu, gjatë këtij sezoni, nuk është se do e balancojnë nevojën reale për ajër të pastër, duke eliminuar helmet dhe PM grimcat…

SqarimNjë njeri thith rreth 9.5 ton ajri në vit. Ky oksigjen përbën vetëm 23 përqind të atij ajri. Duke qenë se ne nxjerrim vetëm pak më teper se një të tretën e oksigjenit nga çdo frymë, i bije që ne përdorim një total prej rreth 740 kg oksigjen në vit. E cila është shumë e përafërt, me vlerën e shtatë ose tetë pemëve. Kjo pasi një pemë 12 metra e gjatë e cila peshon dy ton, duke përfshirë rrënjët dhe gjethet, nëse rritet pesë përqind çdo vit, do të prodhojë rreth 100 kg dru, prej të cilave 38 kg do të jetë karbon. Duke pas parasysh peshat relative molekulare të oksigjenit dhe karbonit, kjo barazohet me 100 kg oksigjen për pemë në vit.
Dyzet pemët e mbjellura prodhojnë mjaftueshëm oksigjen për pesë persona.

Dorën në zemër, misioni i Qytetit është me vend, por pesha nuk është që të bëhet promovim i ndonjë pune kinse të madhe.
Kur të arrijnë të gjelbërojnë ato fidanë që Qyteti i ka mbjellë në atë pak hapësirë kalimtarësh në Bit Pazar, për ta luftuar ndotjen, aty do të ketë me siguri edhe ndonjë viktimë.

 

Aksidenti fatal në vendkalimin ilegal në Bit Pazar, ku jetën e humbi një grua në moshë.

 

Kjo ngase pak më larg nga “mbjelljet spektakulare”, afër Bit Pazarit, ka një vendkalimin ilega ku kohë më parë një grua humbi jetën. Në këtë periudhë, ky problem duhet të kishte prioritet më të madh pasi i njejti mund të zgjidhet brenda një dite pune.

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar

 

Por, ja që ky problem ka mbetur si fëmijë jetim, dhe i njejti hudhet si gurë i nxehtë mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, pasi ky i fundit nuk e mbyll me rrethojë hekuri, kurse Qyteti i Shkupit nuk urdhëron që i njejti të shënohet me vija të bardha (zebra) dhe ti rahatojë edhe kalimtarët por edhe vozitësit të cilët nën stres vozisin asaj ane..

Ndoshta do tingëlloj si dikush që nuk dëshiron ajër të pastër me këtë që do e them, por më mirë gjallë e në ajër të ndotur, se sa nën gomat e ndonjë makine ose autobusi.

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.