VOX

Lirohet deputeti Molliqaj

0 52

Dardan Molliqaj, deputet i PSD-së, është liruar pasi u arrestua mëngjesin e sotëm, pas një urdhër arresti lëshuar nga Gjykata. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi.

“Pasi ishte dërguar ne Prokurori, deputeti Molliqaj tashme është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Kuçi.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka ybatuar një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, respektivisht departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate ku ka arrestuar deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.Sipas policisë urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

POWERED BY BANER 700 x 100