VOX

Agjendë e ngjeshur e Xhaferit në Austri

0 5

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, do të qëndrojë dy dit për vizitë zyrtare në Austri, i ftuar nga homologu i tij, Volfgang Sobotka.

Nga kabineti i Xhaferit bënë me dije se ai do jetë i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, Rexhail Ismaili – kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, delegacioni do të realizojë takim me Volfgang Sobotka, me nënkryetarin e Këshillit Federal Magnus Bryner, me anëtarët e grupit bilateral parlamentar Austri – Maqedoni e Veriut dhe kryetaren Stefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme-Politike me kryetarin Andreas Shider.

POWERED BY BANER 700 x 100