VOX

Haradinaj: Qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

0 81

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për takimin e tij me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti Randy Hutgren.

Haradinaj ka shtuar se vlerat e dy shteteve shërbejnë si bazament i qëndrueshëm për aspiratat për të ardhmen, duke shtuar se Kosova qëndronë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:

“Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.”

POWERED BY BANER 700 x 100