VOX

Pendarovski takon Zhbogarin në ditën e parë të mandatit

0 56

Në vilën presidenciale në Vodno, Stevo Pendarovski realizoi ditën e parë të tij në pozitën e Presidentit. Mesazhi i tij i parë në rrjetet sociale është një thirrje për pajtim qytetar.

Në orët e para, Pendarovski priti në takim shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar. Ambasadori Zhbogar shpalosi edhe mundësinë për një vizitë të Pendarovskit në Bruksel gjatë javëve të ardhshme për të takuar krerët e BE-së.

Ndërkohë në vend, Pendarovskin e presin detyrime të tjer, realizimi i të cilave kishte ngecur muajt e fundit. Kjo është dekretimi i ligjeve të cilat ishin kthyer nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov. Një pjesë e tyre kanë kaluar edhe leximin e tretë kurse pjesa tjetër janë vendosur në rend dite në seancën e 16 majit.

Nuk dihet akoma nëse Kuvendi do të rikujtojë Pendarovskin të dekretojë fillimisht ligjet të cilat tashmë kanë kaluar leximin e tretë ose do të presin rimiratimin e të gjithë ligjeve të cilat kishin ngecur. Ligjvënësi për këtë do të vendosë pas kthimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi nga vizita e tij zyrtare në Vjenë.

POWERED BY BANER 700 x 100