VOX

Publikohet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin e mega-laboratorit të drogës

0 55

Gjykata Themelore Shupi 1 ka publikuar aktgjykimet ndëshkuese për dy të akuzuarit, në lëndën e laboratorit më të madh të prodhimit të drogave sintetike në Evropën Juglindore.

Për veprën “prodhim joligjor dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, i akuzuari S.SH është dënuar me tetë vjet burg, ndërsa i akuzuari A.H është dënuar me katër vjet burg.

Pas publikimit të aktgjykimit, prokurori kompetent ka propozuar masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, deri në shpalljen e aktgjykimit të plotfuqishëm. Gjykata pranoi propozimin për S.SH, ndërsa shfuqizoi paraburgimin për të akuzuarin A.H. Prokurori paralajmëroi ankesë për vendimin ndaj A.H.

Ndryshe, në maj të vitit të kaluar nga hetimet disa mujore Prokuroria Themelore Publike në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë, u ngrit aktakuzë ndaj dy shtetasve të Serbisë dhe pesë të Maqedonisë, të cilët dyshoheshin për prodhim të lëndëve narkotike, në një laboratori e cila ishte vendosur në Tetovë.

Në shtator të vitit 2018 Gjykata solli vendim me të cilin dënoi me burg disa të akuzuar, edhe atë: M.Z me 11 vjet, S.K me 9 vjet, I.SH dhe Z.D me shtatë vjet, ndërsa A.M me katër vjet.

Për këtë vendim Prokuroria dorëzoi ankesë në gjykatën e shkallës së dytë, e cila të akuzuarit M.Z dënimin ia rriti në 13 vjet burg, S.K në 11 vjet burg, A.M në gjashtë vjet burg, ndërsa për të akuzuarit I.SH dhe Z.D konfirmoi dënimin e mëhershëm.

POWERED BY BANER 700 x 100