VOX

Vrasja e mbi 8.000 srebrenicasve, sipas Daciç nuk është gjenocid

0 554

“Nuk është fer të thuhet se vetëm serbët janë popull gjenocidal. Srebrenica ishte krim, por jo gjenocid”. Kështu thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, u bashkohet figurave tjera të larta serbe që mohojnë krimet dhe gjenocidin që kanë kryer në Ballkan, pas Vuçiqit dhe Gjuriqit që masakrën e Reçakut e quajtën trillium.

Tani është ministri i jashtëm serb, i cili thotë se ‘Srebrenica nuk ishte gjenocid’.

“Nuk do të ishte historikisht fer që për çdo gjë që ka ndodhur në Evropë, të fajësohen serbët, madje edhe për gjenocid”, thotë Daçiq.

Daçiq e pranon se ajo që ndodhi në Srebrenicë ishte krim por jo gjenocid.

“Është e pamohueshme se është bërë krim në Srebrenicë dhe kurrë nuk e kemi mohuar këtë, mirëpo është mirë ndonjëherë të gjykohen edhe krimet kundër serbëve’, ka thënë Daçiq.

“Nuk mund të kryeni gjenocid në një komunë dhe ta merrni përgjegjësinë për gjithë Bosnjë e Hercegovinën’, thotë ai.

POWERED BY BANER 700 x 100