VOX

“Monstra” dhe “Trajektorja” me seancë të re

0 55

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012.

Lëndën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën paraprake më 6 maj u dëgjuan dëshmitarët.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, lëndën “Monstra” e ka marrë PSP dhe lënda është kthyer në rigjykim. Viktimat ishin Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski

Seancë e re do të mbahet edhe për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike ku pritet të prezantohen dëshmi dhe ekspertiza.

Në lëndën “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruvski, i cili gjykohet në mungesë , ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgiveski, të gjithë dikur, por edhe tash, të afërt me partinë opozitare VMRO-DPMNE.

POWERED BY BANER 700 x 100