VOX

Përkthim skandaloz i Ndërmarrjes së Transportit Publik

0 199

Joserioziteti i institucioneve publike, të paguara nga xhepi i qytetarëve, përsëri doli në shesh. Këtë radhë bëhet fjalë për Ndërmarrjen e Transportit Publik apo JSP siç e njohin qytetarët të cilëve tashmë kohë të gjatë u ka munguar përkthim adekuat, sa që u është ngulitur akronimi i fundit në tru.

NTP ka vendosur veten ta emërtojë si Ndërmarrja Qarkulluese Publike në memorandumet zyrtare, që bie ndesh jo vetëm me rregullat e gjuhës shqipe, por edhe me logjikën e thjeshtë të të shkruarit.

Se a duhet të jetë Ndërmarrje e Qarkullimit Publik, Ndërmarrje Publike e Qarkullimit, Ndërmarrje Publike e Transportit Urban, mund të zhvillohen debate të shumta. Mirëpo,se a duhet quajtur Ndërmarrje Qarkulluese Publike, nuk do mend se përgjigja do të ishte një JO e madhe.

Këso përkthime skandaloze, vetëm se konfirmojnë urgjencën për start sa më të shpejtë të punës së Agjencisë për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe shqiptim të dënimeve për ata që nuk zbatojnë ligjin në fjalë.

 

POWERED BY BANER 700 x 100