VOX

Bryan Adams me koncert në Shkup

0 87

Më 13 nëntor Shkupi do të festojë me këngët “Run to you”, “Summer of ‘69”, “Heaven”, “Please forgive me”, “Everything I do (I Do For You)”, “Have You Ever Really Loved a Woman”.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës mejnstrim Bryan Adams i cili për herë të parë do të performojë për publikun e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

Koncerti i Bryan Adams do të jetë kulmi i organizimeve të sivjeme me të cilin Avalon do ta përmbyll edhe një vit plot suksese.

Bryan Adams do të performojë në Shkup, në vazhdë të turneut botëror “Shine a light”, emër i cili rrjedh nga albumi me po të njejtin emër.

Organizatori i këtij koncerti, Avalon Production, pritet që së shpejti të shpalos detaje plotësuese rreth eventit edhe pse paralajmëroi se biletat do të nxirren në shitje qysh nga mëngjesi i të hënës së 10 qershorit.

POWERED BY BANER 700 x 100