VOX

Janeva vazhdon të MOS shkojë në punë

Janeva së fundi po identifikohet me rastin e Prokurorsisë Publike "Reket", ku janë vënë nën arrest dy persona, Bojan Jovanovski alias Boki 13 dhe Zoran Mileski alias Zoki Kiçeec (Kërçovari). Këta të fundit thuhet të kenë marrë reket nga biznismenë të shumtë, ndër të cilët Jordan Kamçev...

0 68

Tre ditë radhaz nuk ka shkuar në punë prokurorja speciale publike Katica Janeva, kanë bërë me dije nga PSP. As nuk ka dhënë spjegim se pse po mungon në punë, por as nuk ka kërkuar ditë të lira për shkaqe mjeksore. Janeva ditën e hënë deponoi dorëheqje të parevokueshme nga detyra, i cili duhet të hyjë në fuqi pas sjelljes së ligjit të ri me të cilin do të rregullohet statusi i PSP-së. Mandati i rregullt i Janevës skadon me datë 15 shtator.

Janeva së fundi po identifikohet me rastin e Prokurorsisë Publike “Reket”, ku janë vënë nën arrest dy persona, Bojan Jovanovski alias Boki 13 dhe Zoran Mileski alias Zoki Kiçeec (Kërçovari). Këta të fundit thuhet të kenë marrë reket nga biznismenë të shumtë, ndër të cilët Jordan Kamçev, i afërt me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, por edhe nga shumë të tjerë.

Burime të redaksisë pohojnë të bëhet fjalë për shuma prej disa milionave euro, të cilat Boki 13 dhe Kiçeec i kan marë nga biznismenët në këmbim të heshtjes së audio inçizimeve të cilat i ka Prokuroria Speciale.

Të njejtat burime thonë se lidhja mes shantazhuesve dhe Prokurorinë Speciale është Katica Janeva, të cilës i është marë telefoni si masë hetimi. Poashtu thuhet, sipas burimeve të redaksisë, se Janeva lidhjen me dy të arrestuarit e ka mbajtur përmes djalit të saj, i cili ka qenë i angazhuar me punë në 1TV, televizion i cili është udhëhequr nga Boki 13. Burimet njoftojnë se nuk është vetëm djali i Janevës i punësuar në 1TV, por se aty  punon edhe njëri nga këshilltarët kryesor të Janevës, i cili merret me media dhe PR-in e tashmë ish prokurores speciale.

Afera që reçultoi me hapjen e rastit “Reket”, thuhet të jetë iniciuar pas presionit të shtetit bullgar, i cili është informuar nga Kamçev (kosnull nderi i R. Bullgarisë në Maqedoni të Veriut) se po shantazhohet nga të arrestuarit Boki 13 dhe Kiçeec.

K.S

POWERED BY BANER 700 x 100