VOX

Ditë e bujshme në Kuvend, gjashtë komisione mbajnë seanca

0 20

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë gjashtë komisione kuvendore me ç’rast Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni juridik-ligjdhënës do të mbajnë nga dy seanca.

Në rend të ditës të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë më shumë pika për konfirmim të vendimeve për ndryshim tashmë të vendimeve ekzistuese për zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të trupave kuvendor, delegacioneve dhe institucioneve mes të cilëve edhe për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarje të Çmimit shtetëror 23 Tetori dhe për zgjedhje të revizorit kryesor shtetëror.

Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit do të diskutojë për rregullat për udhëheqje të procedurës për konfirmim të shkeljeve të bëra të lehta dhe të rënda, dhe caktim të masave të konfirmuara në Kodeksin për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për konfirmim të formularit për paraqitje të prirjes për deputetët.

Komisioni kuvendor për Çështje evropiane do t’i shqyrtojë Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2019 dhe një pjesë të Strategjisë për zgjerim i cili ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe propozim-ligji për regjistrim të popullatës, shtëpive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2020, në lexim të parë dhe Propozim-ligji për furnizimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, sërish, do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dërgim të pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e shkëlqyer” në Republikën Islamiste të Afganistanit.

Në seancat e Komisionit juridik-ligjdhënës do të shqyrtohen Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 21, paragrafi 1 pika 4), ndërsa në lidhje me nenin 20 të Ligjit për tatim të fitimit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 112/14, 129/15, 23/16 dhe 248/18), të parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim, propozim-ligjet për Arsim fillor dhe për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, Propozim vendimi për dërgim të pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje e shkëlqyer” në Republikën Islamiste të Afganistanit dhe Propozim-ligji për furnizimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në lexim të dytë.

POWERED BY BANER 700 x 100