VOX

Vetëvendosja pret LDK-në?

0 29

Fati i Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion me LDK-në do të varet shumë nga zgjedhjet e brendshme të kësaj të fundit, që do të mbahen këtë të shtunë.

VV tani nuk është duke e pritur presidentin Hashim Thaçi që t’i thërras për konsultime partnerët e koalicionit qeverisës, por po e pret partinë me të cilën kërkon koalicion, LDK-në deri pas zgjedhjeve të brendshme të tyre.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë për Radio Kosovën se e rëndësishme është edhe gatishmëria e partive politike për shkuarje në zgjedhje dhe për ta shpërbërë Kuvendin me seancë parlamentare.

Ai ka përmendur me theks LDK-në, duke thënë se sipas tij, duhet ta presin këtë subjekt për ta zhvilluar procesin e shkuarjes në zgjedhje përmes shpërbërjes së Kuvendit.

“Nëse të gjitha partitë politike janë deklaruar për zgjedhje, pse të mos shkojmë me shpërbërjen e Parlamentit dhe krijimin e situatës për zgjedhje të reja sa më shpejt. Por në anën tjetër është edhe një subjekt tjetër politik i cili ka zhvillime të brendshme, ndoshta po supozoj dhe po mendoj personalisht se ishte dashur ta presim edhe reagimin e tyre, sepse ata në fund të kësaj jave kanë zgjedhje”, tha ai.

Ndërkaq Shqipe Pantina nga PSD-ja tha se po e presin presidentin që t’i mbledhë krerët e partive qeveritare.

“Ne nuk jemi për deklarata populiste e pompoze, kur e dimë që nuk janë të realizueshme, ne po presim presidentin nëse ai do ta arrijë një pajtueshmëri fillimisht me partitë e koalicionit PAN, sepse ata e kanë të drejtën për të prezantuar edhe një kandidat të ri, edhe pse është vështirë që të gjendet votëbesimi, përveç nëse AAK dhe Lista Serbe pajtohen, nëse jo, ne, edhe në koordinim me subjektet e tjera në Kuvend, besoj se do ta arrijmë pajtueshmërinë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje sa më parë”, tha ajo.

Kjo javë konsiderohet si përcaktuese, nëse do të ketë konsulta me presidentin apo deputetët me dy të tretat e votave do ta shpërbëjnë Kuvendin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

POWERED BY BANER 700 x 100