VOX

Maqedonia e Veriut shënon Ilindenin (Ditën e Elajas) edhe me valle shqipe

0 824

Qeveria e Maqedonisë sot shënon 2 gushtin – Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903, ILINDEN (Dita e Elajas). Manifestimi qendror do të mbahet në Gurin e Ariut (Meçkin Kamen) në Krushevë.

Në këtë manifestim fjalimin kryesor do ta mbajë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pas është planifikuar program festiv kulturo-muzikor.

Manifestimi do të hapet nga ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa pas saj do të defilojë me programin e saj edhe shoqëria kulturore – artistike “Emin Duraku” nga Shkup. Program do të mbyllet nga kori i përzier i Krushevës.

POWERED BY BANER 700 x 100