VOX

Kujdes kur aplikoni për Lotarinë Amerikane (Green Card)

0 600

 

Ambasada amerikane në Shkup bëri me dije se aplikimi për kartën e gjelbër (Green Card) vazhdon të jetë falas dhe se aplikuesit të mos binë pre e personave që kërkojnë kompenzim për aplikime.

“Regjistrimi për këtë program është falas. Inkurajohen aplikuesit që vet të përgatisin dhe të parashtrojnë regjistrimet e tyre. Aplikuesit mund të kërkojnë ndihmë nga një palë e tretë që të dërgojë aplikimin në emër të tyre. Mirëpo, secili kandidat bart përgjegjësi personale për të siguruar se të dhënat e paraqitura në formular janë të sakta dhe të plota. Në rast se informatat mungojnë ose janë të pasakta, aplikuesi mund të skualifikohet edhe pas përzgjedhjes së tij/saj si fitues të lotarisë. Pavarësisht nëse regjistrimi kryhet personalisht, ose me ndihmën e ndonjë avokati, miku ose ndonjë të afërmi, për secilin kandidat mund të dëgohet vetëm një regjistrim. Regjistrimet e shumëfishta për të njëjtin individ do të rezultojnë me skualifikim”, bëjnë me dije nga ambasada amerikane.

Pas përfundimit të regjistrimit, njoftojnë nga ambasada, çdo aplikues duhet të shtypë dhe të ruaj faqen e konfirmimit që të mund të kontrollojë statusin e regjistrimit. Për më tepër, çdo aplikues duhet të mbajë kopje të numrit unik të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2021, pavarësisht nga përzgjedhja fillestare. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse një aplikues është përzgjedhur apo jo.

Kandidatët mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov , ku mund të gjejnë edhe instrukcionet.

Periudha e regjistrimit elektronik për lotarinë për kartë të gjelbërt për në SHBA, DV-2021 filloi të mërkurën, më 2 tetor 2019, në ora 18:00 dhe përfundon të martën, më 5 nëntor 2019, në ora 18:00. Duke filluar nga data 5 maj 2020, të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur për programin.

POWERED BY BANER 700 x 100