VOX

Këta janë shqiptarët NON GRATA për Amerikën

0 226

Lista e Zezë e SHBA-ve mbetet pikë e zezë për shqiptarët. Aty vazhdojnë të qëndrojnë emra të politikanëve, profesorëve dhe ish luftëtarëve shqiptar të ushtrive çlirimtare (UÇK, UÇK – Kombëtare, UÇPMB).

Ndër emrat e kësaj liste janë edhe politikanë të njohur si dhe udhëheqës partish. Emri i liderit të PDSH-së Menduh Thaçi vazhdon të qëndrojë në këtë listë edhe pas shumë vitesh. Nuk mungon aty as përfaqësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim nga e cila parti në listë qëndron emri i deputetit Xhevat Ademi. Në këtë listë vazhdon të qëndrojë edhe emri i doktorit Kastriot Haxhirexha, dikur kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare si dhe ai i Nevzat Halilit, dikur ministër pa portofol në Maqedoni.

Nga politikanët e Kosovës aty figuron emri i kreut të NISMA-s Fatmir Limaj dhe funksionari i lartë i PDK-së Sami Lushtaku. Nga Lëvizja Vetvendosje aty figuron emri i Rexhep Selimit kurse nga AAK vazhdon të qëndrojë emri i deputetit Daut Haradinaj.

Emra të tjerë janë edhe profesori Nuri Bexheti, si dhe ai i përfaqësuesit të diasporës shqiptare në Kroaci Ton Marku. Në listë është edhe emri i kolonelit Spiro Butka, ish eprorë i UÇK-së i cili njihet si zv/komandant i operacionit Shigjeta.

Interesante për listën e zezë të SHBA-ve është se në të mbetet edhe familja e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq përfshirë edhe vet “Kasapin e Ballkanit” emri I të cilit vazhdon të qëndrojë aty edhe pse ka më shumë se një dekadë që ai është i vdekur.

POWERED BY BANER 700 x 100