VOX

Bujar Osmani licencon bastore, FR-BDI kërkon leximore!

0 1,073

Rinia e BDI-së si duket nuk pajtohet me vendimet e zv/kryeministrit Bujar Osmani. Ata janë shprehur kundër vendimit për përhapjen e lojërave të fatit – bastoreve dhe në vend të tyre kanë kërkuar më shumë aktivitete edukuese.

Nënkryetari i FR-BDI, Jetmir Asani, pas inaugurimit të leximores së re e cila u promovua në komunën Çair, projekt I cili me pompozitet u promovua nga ‘i madh e i vogël’ i BDI-së, në llogarinë e tij personale në Facebook ka thënë: ”Më pak bastore, më shumë LEXIMORE”.

Asani nuk ka hezituar ta falënderoj kryetarin e komunës Çair, Visar Ganiu i cili ishte ‘protezhe’, apo person i favorizuar i zv/kryeministrit Osmani, për kryetar të komunës Çair.

Së fundi qarkulloi një vendim për licencë I lëshuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me të cilin I lejohet aktiviteti I lojrave të fatit bastores Maks Bet, e cila sipas Regjistrit Qendror, pronarë dominues ka kompanitë me emër të njëjtë në Serbi, pronë e Sasho Marçeta dhe kompaninë vendore Best Vej Investment, që është në pronë të djalit të ish kreut të policisë sekrete Sasho Mijallkov – Jordan Mijallkov.

Zv/kryeministri Osmani, në mbledhjen e 13-të të Qeverisë e ka nënshkruar vendimin për dhënie të licencës për lokacion e Maks Bet në bulevardin “Jane Sandanski” në Aerodrom.

POWERED BY BANER 700 x 100