VOX

Kurti merr zyrtarisht detyrën nga Pacolli: Me kryeministrin Haradinaj jemi dëgjuar mbrëmë në telefon

0 529

Me ceremoni solemne shtetërore para Qeverisë së republikës së Kosovës, në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar postin kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurti.

Hapat e parë drejtë Qeverisë, shefi i ri i ekzekutivit i bëri duke ecur mbi tepihun e kuq dhe nën interpretimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe nën përshëndetjen e gardës ceremoniale të Ushtrisë të cilët ishin rreshtuar për nder të tij.

Pas kësaj ceremonie u zhvillua takimi në mes të ish-zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli dhe kryeministrit Albin Kurti në ambientet e kabinetit të kryeministrit ku në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pacolli bashkë me detyrën i ka dorëzuar Kurtit edhe një raport pune përderisa ka folur në emër të tashmë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri i ri Albin Kurti e ka shpjeguar Behgjet Pacollin se ka komunikuar mbrëmë me Ramush Haradinajn në telefon dhe ka pranuar detyrën bashkë me urimin.

Derisa pas kësaj, kryeministri, Albin Kurti pritet të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

POWERED BY BANER 700 x 100