VOX

Përmbajtja e ofertës së ASH-së për Lëvizjen Besa dhe Alternativën

0 587

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka ofertën e re për koalicionim trepalësh për Lëvizjen BESA dhe Alternativën. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha se brenda 48 orëve do të bëjë ofertë për koalicion trepalësh.

“Brenda 48 orëve do të bëjmë ofertë për koalicion trepalësh dhe do të presim përgjigjen e tyre”, tha Sela. Ai deklaroi se nëse nuk ka përgjigje nga partitë që do t’u dërgohet ofertë, më pas do të dalin me qëndrim. Por çka në fakt përmban kjo ofertë.

Ziadin Sela nuk dha detaje, por në koluaret partiake qarkullojnë propozime se do të ketë një ofertë që do të jetë e kënaqshme dhe fitimtare për gjithë koalicionin.Oferta përfshin pozicionim të tre partive nëpër listat për deputetë në njësitë zgjedhore: 1,2,5,6, por përfshirë edhe njësinë 4.

Këto çështje do të diskutohen në takimin që kreu i ASH-së do të ketë me Lëvizjen BESA dhe Alternativën. Megjithatë, kjo e fundit ka bërë të ditur se nuk pranon koalicionimin trepalësh dhe nuk dihet se a do të ketë ndryshim qëndrimi brenda kësaj partie.

POWERED BY BANER 700 x 100