VOX

Kush dhe kur duhet subvencionuar në media

0 565

Mediat e shkruara duhet të subvencionohen, mirëpo mjetet e subvencionimit duhet të dedikohen për gazetarët e jo për pronarët e mediave.
Ditë më parë paska pas një debat rreth asaj se duhet ose jo, të ndihmohen mediat e shkruara me para publike (të buxhetit). Më kishte ik ky debat, por dikush ma rikujtoi duke e ditur interesimin tim për gjendjen e mediave.

E shikova me vëmendje, jo pse ishte interesant, pasi aspak nuk ishte. Bile ishte aq i dobët saqë nuk polli as edhe një ide produktive për avancimin e gjendjes së mjerueshme mediatike. Debati ishte i mbushur me argumente të cekta të tipit “një hulumtim thot…” dhe “sipas disave…” e deri tek më absurdi ku u tha “sipas një taksisti….”.


Tortura një orëshe më shumë i ngjante një seancës stërvitore mes dy garuesve amator të cilët hudhnin shumë fjalë e pak argumente ndaj njëri-tjetrit nxitur nga egoja e lënduar. Moderatori ishte dhe s’ishte aty, askujt si plaste ajo gjë!

Dëgjova gjatë e mirë duke pritur një iluminim nga debatuesit. Dhe si përfundim, sipas asaj që dëgjova, mbijetesa e mediave të shkruara paska mbetë në mëshirën e subvencionimit nga qeveria! Ide tejet e gabuar dhe e bazuar në praktika të gabuara nga vendet tjera.

E them këtë pasi po të hulumtohet mbi programet e subvencionimit me para publike për mediat e shkruara, do të hasim në dokumente të hulumtimeve nga dekada e kaluar që nuk e di edhe nëse mund të përdoren si shembull, pasi pos nga vjetërsia e hulumtiveve, ato gjithashtu janë zhvilluar në vende me të cilët pos aspiratave eurointegruese, nuk na afron as kualiteti e as kuantiteti i punës gazetareske.

Subvencionimi i mediave mund të bëhet kryesisht në tre mënyra: direkt (me fonde të dedikuara), indirekt (ulje apo heqje të TVSH-së, lirim nga pagesat për licenca të ndryshme, dhe ai i kombinuar.

Në hulumtimin e Institutit për Studime të Gazetarisë Reuters, të vitit 2011 (para nëntë viteve), mbi Subvencionimin direkt dhe indirekt, thuhet se subvencionimi me para publike i mediave NUK KA ndryshuar me dekada.

Në të gjitha rastet qeveritë ofrojnë më shumë mbështetje indirekte sesa mbështetje direkte për sektorin e organizatave private mediatike. Vetëm Finlanda, Franca dhe Italia ofrojnë subvencione të drejtpërdrejta; në Finlanda dhe Franca pothuajse ekskluzivisht për shtypin e shkruar.

Mbështetja totale e sektorit publik për mediat, e matur në euro për kokë banori në vit, varion nga një shumë prej 130,7 € në Finlandë në 43.1 € në Itali. Shtetet e Bashkuara, ku organizatat e mediave private kanë shkurtuar ndjeshëm redaksitë e tyre dekadën e fundit, janë vendi me sistemin më të ulët të mbështetjes publike, që arrin një total prej 7.6 $ (5.2 €) për kokë banori në vit.

Hulumtimi thotë se mbështetja indirekte për mediat e shkruara (lirimi nga pagesat për licenca, reduktim apo lirim nga pagesa e TVSH-së) është i nënvlerësuar.
Mirëpo, pritet që edhe ky lloj i përkrahjes si edhe përkrahjet e tjera me para publike, do ta humbin efektin, sidomos me kalimin e lexuesve në platforma të reja mediatike (online).

Hulumtimi i Reuters shpalos faktin se kritikët e mbështetjes së mediave me para publike, të cilët janë të shumtë, kanë deklaruar çdoherë se futja e parave të shtetit kërcënon pavarësinë e gazetarëve dhe redaktorëve të cilët kanë për qëllim ti ndjekin në mënyrë kritike njerëzit në pozita, si dhe ndikojnë në konkurrencën e tregut të mediave.

Logjika dikton se është e pamundur të pranosh fonde nga dikush të cilin konstant do ta mbash nën llupë dhe do t’ia nxjerrësh “të palarat” në shesh.

E para, nëse do të duhej të subvencionohet, atëherë le të dedikohen fondet për ti rritur rrogat e gazetarëve e jo të financohet shtypi dhe distribuimi i gazetës, pasi kjo para do të përfundojë askund tjetër pos në xhep të pronarit të mediumit të subvencionuar.

Ta ilustrojmë një skemë të alokimit të mundshëm të mjeteve nga subvencionet e qeverisë për një gazetë ditore. E zëmë se gazeta në fjalë ka marë 100.000 eur

80.000 eur :12 muaj =6.666 eur

8.333 eur : 20 punëtor = 416 eur në muaj për punëtor


Nëse kjo shumë i shtohet rrogave të vogla ose të mesme të punëtorëve, automatikisht do të ngritet vullneti i gazetarit si dhe iniciativa për të kontribuar me tema më atraktive. Gazetat ditore pos temave, nuk duhen të merren me informacione të cilat distribuohen më shpejtë mes mediave online.

Atraktiviteti i temave të një gazeteje është ai që e pozicionon lartë në treg atë media të shtypur. Sa më e mirë dhe me materiale të mirëfillta, aq më e madhe do të ishte kërkesa për atë gazetë. Kjo nënkupton rritje të tirazhit (edhe ashtu të vogël) e me këtë do të ndikonte edhe në kërkesën e gazetës për çështje marketingu si për kompanitë private ashtu eshe për institucionet të cilët japin shpallje në ato gazeta. Marketingu është ndër të hyrat kryesore ekonomike për një media.

“Eksperimenti Holandez”
(A Dutch Experiment)


Shumica mbipartiake në parlamentin Hollandez në vitin 2009 vendosi të siguronte fonde për të paguar rrogat e rreth gjashtëdhjetë gazetarëve të rinjve ku secili do të nënshkruante kontratë për të punuar në një nga tridhjetë gazetat e vendit. Kostoja e kësaj pune ishte 4 milion € në vit, ose 67,000 € për një gazetar (OECD, 2010).

Nisma si kjo e Holandës, varen nga egzistenca e mediave tradicionale të shkruara
Në krahasim me përkrahjen indirekte si lirim nga pagesa e TVSH-së dhe nga ai direkt për distribuim dhe shtyp, suporti holandez është për gazetarët, duke lënë në duart e organizatave mediatike të vendosin se për çka do të shkruajnë dhe si do ta plasojnë materialin e prodhuar mediatik.

Kurse nëse subvencionimi bëhet për çështje shtypi dhe distribuimi, atëherë para të qytetarëve do të shpenzohen vetëm për atë qëllim. Kjo nuk do garantonte që pronarët e mediave do të ngrisin cilësinë e kushteve për punonjësit e tyre dhe nuk do garantojë as edhe rritjen e pagave. Kjo masë vetëm do hiqte barrën e shpenzimeve të domosdoshme nga supet e pronarëve të mediave të cilët këtë biznes e kanë filluar për çështje profiti.


Lidhëza deri te hulumtimi i Reuters:

https://reutersinstitute.politics.ox.ac.uk/our-research/public-support-media

POWERED BY BANER 700 x 100