VOX

Mbyllet Ambasada Gjermane në Shkup

0 288

Si pasojë e përhapjes së vazhdueshme të virusit korona (COVID-19), Zyra konsullore dhe ajo e vizave në Ambasadën Gjermane, duke filluar prej sot, do të jenë të mbyllura për vizitorë (aplikuesit) për një kohë të pacaktuar.

Kështu bëri të ditur zyra juridike dhe konsullore e Ambasadës Gjermane në Shkup, të cilët gjithashtu njoftuan se të gjitha terminet, tashmë të konfirmuara nga ana e Ambasadës, me automatizëm do të riregjistrohen për një periudhë të mëvonshme.

“Në rast se posedoni vetëm nënshtetësinë gjermane dhe pasaportës ose letërnjoftimit gjerman në dy muajt e ardhshëm i skadon afati ose tadsmë është i pavlefshëm, Ju lutemi të paraqiteni në e-mailin  info@skopje.diplo.de . E-mailit Tuaj bashëngjiitjani kopjen e pasaportës ose letërnjoftimi”, thuhet në kumtesën ambasadës.

Ambasada në faqen e saj të internetit www.skopje.diplo.de do të informojë ndryshimet pasi të jetë normalizuar situata me vizitorët (aplikuesit) dhe caktimin e rregullt të termineve.

POWERED BY BANER 700 x 100