VOX

Hasani: Nuk dilet nga kriza duke ulë rrogën e arsimtarit dhe administratorit

0 1,050

Solidariteti nuk duhet shfrytëzuar si preteks për ti dëmtuar administratorët të cilët edhe në gjendje krize shkojnë në vendin e punës.
Kështu ka shkruar funksionari i Bashkimit Demokratik për Integrim Muharrem Hasani, në kundërshtim të masave ekonomike që i paralajmëroi ish kryeminostri Zoran Zaev, për tu ballafaquar me krizën e mundshme ekonomike.
Sipas Hasanit, ky vendim ka për ti dëmtuar, e jo për ti ndihmuar qyetarët.
Hasani propozon që masat për shkurtime të koncentrohen në lukset e qeveritarëve, e jo në xhepin e administratës dhe arsimtarëve.
“Duke pasur prasysh që ka kaluar Buxheti dhe çdo institucion ka planifikuar mijëra euro për blerjen e veturave, udhëtimeve zyrtare brenda dhe jashtë shtetit, mijëra euro për dreka dhe darka, ju daljen nga kriza e gjetët duke u shkurtuar rrogat adminsitatorëve të shkretë, që dikush ruan familje dhe atë më shumë se 5 anëtarë”, është shprehur Hasani.
Hasani ka theksuar se Zoran Zaev është vetëm ish kryeministër, duke reaguar në shpalosjen e masave ekonomike, që u bë sot nga selia e LSDM-së.

POWERED BY BANER 700 x 100