VOX

Sumamed dhe hirdroksiklorokin për ta luftuar Covid-19

0 119

Terapia kundër HIV dhe SARS ka treguar efekte pozitove edhe kundlr Covid-19, por jo në të gjitha rastet.

Tash e disa ditë, janë shpërndarë informata se ilaçet sumamed dhe antimalarie, apo azitromicin dhe hidroksiklorokin janë ilaçet që kanë shpier deri në shërimin e pacientëve nga Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është treguar gjithashtu se këto terapi nuk funksionojnë në mënyrë të njejtë te të gjithë pacientët.

Informata e plasuar më parë për efektin e mundshëm të këtyre barërave, ka bërë që të rritet kërkesa për to.
Prandaj, sipas MSH, bari sumamed tash e tutje do të lëshohen vetëm me recetë mjeku dhe nuk do mund të gjenden në shitje të zakontë si deri tani. Ilaçi për malarjen është siguruar për të paktën 10,000 pacientë.

POWERED BY BANER 700 x 100