Ndërron jetë aktorja e madhe, Leze Qena
Shuhet ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 85 vjecare, mengjesin e sotëm.
Aktorja e shumëdashur për publikun shqiptar ishte pjesë e shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj.
Së fundi ishte pjesë e serialit Çka ka shpija”. Ajo ndërroi jetë vetëm pak më parë në Mjekimin intenziv – QKUK.