VOX

Ndalohet nga policia kryeredaktori i gazetës Lajm

0 19

Policia ka penguar në kryerje të detyrës kryeredaktorin e Gazetës Lajm, Isen Saliu në kryerjen e punës në lagjen Shkup Veri. Nga gazeta Lajm kanë bërë me dije se policia është munduar ta arrestojë Saliun.

“Edhe pse posedon leje të rregullt nga Ministria për Shoqeri Informatike. Ai është dërguar në stacionin policor ne Butel. Apelojmë te Shoqata e Gazetarve të Maqedonisë, që të reagojë dhe mos të lejojë maltretimin e kryeredaktorit të gazetës Lajm”, thuhet në reagimin e kësaj gazete. Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë hollësi mbi rastin.

POWERED BY BANER 700 x 100