VOX

Mundësi për praktikë në Bundestag-un gjerman

0 41

Bundestag gjerman edhe sivjet i jep mundësi të sapodiplomuarve që të njihen së afërmi me procesin e vendimmarrjes politike në Gjermani.

Të kualifikuarit do të munden të fitojnë përvojë praktike në fushën e punës parlamentare, njoftojnë nga ambasada gjermane në Shkup.

“Programi IPS zgjat gjithsej pesë muaj. Thelbi i programit është një stazh 15-javor me një anëtar të Bundestag-ut gjerman”, njoftojnë nga ambasada.

Nga aty ftojnë rininë e diplomuar me njohuri të mira të gjuhës gjermane që të aplikojë për këtë bursë, praktika e të cilës do të zbatohet nga 1 marsi deri më 31 korrik të vitit 2021.


Afati përfundimtarë i aplikimit është 31 korrik 2020. Kurse aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë: info@skop.diplo.de!
Më shumë informacion mund të gjeni në: www.bundestag.de/ips

POWERED BY BANER 700 x 100