VOX

Libër i ri me poezi nga Shkëlzen Halimi

0 6

Publicisti i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shkëlzen Halimi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni” në Prishtinë, ka botuar librin me poezi “Tingujt e hejbeve të vogla”. Vepra në fjalë është vlerësuar si vepra më e mirë deri tani e Halimit.

“Prej tetë librave pararendës të tij me poezi, i nënti ky me radhë, kurse i dyti botuar nga shtëpia botuese ‘Armagedoni’, i kam lexuar pesë prej tyre dhe, duke vështruar korpusin e tij poetik, në asnjërin libër më e plotë, më me përmbajtje, më me figurshmëri, më e bukur nuk vjen fjala e tij poetike shqipe sesa në këtë libër. Po qe se doni dëshmi, bëni krahasime mes librave poetikë të tij sa për ta dhënë një konstatim të tillë”, ka shkruar Armagedoni në kapakun e pasmë të librit të Halimit.

Halimi është një intelektual me zë si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në rajon. Është i njohur edhe si gazetarë me një zë kritik dhe të guximshëm.

Librin e Halimit e gjeni në librarinë “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë.

POWERED BY BANER 700 x 100