SHBA dërgon një zonjë të hekurt për ambasadore në Maqedon

Bërns u bë e njohur për publikun në Maqedoni,si një kritike e ashpër e ish pushtetit në vend, ku në raste të shumta kritikoi ashpër politikbërjen e VMRO-DPMNE-së.

0 23

Ambasrorja Kejt Meri Bërns do të jetë zëvendësimi që SHBA ka planifikuar si përfaqësues të diplomacisë në Maqedoni.

Zonja e cila do ta ndërrojë Xhes Bejlin si ambasador është një veterane e kalitur me 24-vjet karrierë në trupën diplomatike të SHBA dhe një anëtare e Shërbimit të Jashtëm.

Angazhimi i fundit i sajë ishte në Ambasadën e SHBA-së në Athinë si Zëvendës Shef i Misionit ku u vendos në shtator 2017.
Para kësaj, Bërns në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, Austri, ku gjithashtu kishte shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit që nga shtatori 2014.Nga këtu,Bërns u bë e njohur për publikun në Maqedoni,si një kritike e ashpër e ish pushtetit në vend, ku në raste të shumta kritikoi ashpër politikbërjen e VMRO-DPMNE-së.

Më parë, Bërns mbajti pozita në Departamentin e Shtetit, Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike; zyra e Nënsekretarit të Shtetit për Çështje Publike dhe Diplomaci Publike; dhe Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ajo shërbeu si Këshilltare për Çështjet Publike në Misionin e SHBA-së në NATO në Bruksel, Belgjikë, nga 2007-2010.

Nga 2010-2011, ajo ishte Përfaqësuesi i Lartë Civil që mbikëqyri qeverisjen dhe zhvillimin në Afganistanin lindor si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF). Ajo ka përfaqësuar gjithashtu interesat e SHBA jashtë shtetit në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi.

Byrnes ka marrë dhjetra nderime të larta nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe dy çmime të merituara të shërbimit civil nga Departamenti Amerikan i Ushtrisë.

Byrnes ka kryer studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka magjistruar në Menaxhimin e Politikave, nga Universiteti Georgetown.

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.