Pse po ma lun lojën?

0 48

 

Krenar Sadiku

Jo transparenca e Prokurorisë Speciale dhe shmangja e pyetjeve të gazetarëve, edhe më shumë po ngrit dyshime se po luhen lojëra të pista.

Mosdeklarimi se pse tani kanë vendosur që të paraburgoset ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijallkov, po nxit pyetje shtesë.

A u fut në paraburgim Mijallkov vetëm sa për sy e faqe? A i është premtuar falje absolute atij, në rast se i rendit gurët ashtu qysh po i konvenon pushtetit të tashëm? Kush janë “kurbanët” që do mbesin në këmbë kur të ndalet muzika? A u shpëla ish kreu i kulturës Kançeska? Ku mbeti burgu për Jankullovskën? A do të falen terroristët e 27 prillit?

Derisa po luhet loja, mediat “serioze” janë kap me promovimin e figurave të shpenzuara dhe reminesencën e kotë të tyre. Disa media të tjera, në krye të dëtyrës së servilizmit, po e humbin edhe atë pak besueshmëri që kanë.

Popullata si duket është në një stad hamendjeje ku nuk është e sigurtë nëse duhet ti vajtojë paratë e vjedhura nga politikanët tashmë kriminelë të dënuar, ose ta vajtojë mos ekzekutimin e dënimeve ndaj këtyre kriminelëve!
Pushteti nga ana tjetër, po luan lojën “by the book” por, për tu habitur është fakti se ka vendosur pikërisht në kohën dhe mundësinë ndoshta të vetme për të krijuar besueshmëri në popullatë, të luaj me hapa të ngadaltë e sigurtë.

Kjo tempoi veçse i kushtoi vendit me ikjen e atij që e quanin kriminelin më të madh qysh nga themelimi i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit.
Mbetet të shihet kush do jenë ata të tjerët që do e shfrytëzojnë stadin vegjetativ të pushtetit dhe do ti ikin përjetësisht drejtësisë së shumëpritur në kë këtë vend.

Shoqëria civile, ose siç ndryshe njihen edhe si dora e re e pushtetit, janë shukatur fare.
Ato shtatëdhjet e kusur organizatat që u bënë “penpal”me Bashkimin Evropian përmes shkëmbimit të rregullt të letrave ku kritikohej pushteti i asaj kohe, tani janë sistemuar nëpër zyre dhe korridore qeveritare, janë shndërruar në ekspertë mirë të paguar. Thonë troç, kanë kaluar në anën tjetër!

“Kudos” për qeverinë, e cila arriti ti fusë në gji dhe si duket edhe po i instrumentalizon këta të ish shoqërisë civile. Si duket, qeveria i ka vendos në frontin e parandalimit të ndonjë ataku të mundshëm nga ndonjë mbetje e shoqërisë civile në Maqedoni.

Epilogu, siç duket do të jetë një popull indiferent me vazhdimësi të aspiratave iluzive për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Edhe po të anëtarësohemi, derisa vazhdojmë të lejojmë të udhëhiqemi nga po t të njejtët që po na mbajnë peng, prap do mbetemi në gjendjen e njejtë të mjerueshme si tani.

POWERED BY BANER 700 x 100

Leave A Reply

Your email address will not be published.