VOX

Pa sundim të së drejtës, nuk ka BE e NATO

0 204

Intervista e Bejlit KRYEFJALË e ka sundimin e së drejtës e jo aderimin e vendit në strukturat euroatlantike.

“Ne besojmë se është e rëndësishme që ata që organizuan sulmet e 27 prillit të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Gjatë gjithë këtij procesi, gjyqësori duhet të mbetet i pavarur nga ndikimi politik dhe i lirë të vendosë për këto raste në bazë të fakteve dhe ligjit.”

Kjo është pjesë e nxjerrë nga intervista e fundit e ambasadorit amerikan në Shkup, Xhes Bejli, i cili po të kishte qenë i trajnuar nga akademitë tona diplomatike, ndoshta do të kishte URDHËRUAR arrestim, e besa ndoshta edhe pushkatim të organizatorëve të natës famëkeqe të 27 prillit.

Falë asaj që ai i përket korit diplomatik me nerva guri, ai po vazhdon të përcjellë qetë porosinë e cila bindshëm tregon se politika vendore po vazhdon të dështojë në rikuperimin e asaj çka u shkatërrua nga viti 2006 e këndej.

Populli, por edhe ata që tyre shpesh i referohemi si “faktori i rëndësishëm ndërkombëtarë”, dhe si “miqtë tanë nga jashtë”, po vazhdojnë ta shofin me skepticizëm teatrin që po e bëjnë kasta politike, sidomos atë me faljet e fajtorëve të pagjykuar e besa edhe të gjykuar të 27 prillit. Ndërsa, politikëbërësit po shfajsohen me preteks të integrimit të vendit në NATO e BE, sepse vetëm ashtu mundeshka të siguroheshka vota e opozitës (DPMNE) që të ndryshohet emri i vendit.

Duke shpresuar se po krijohet mundësia që mes një lloj “pajtimi” dhe unifikimi të rrejshëm, vendi të hyjë shpejt e shpejt në BE e NATO, vendi ka hapur mundësinë që të mbetet edhe më gjatë peng i përhershëm i po atyre strukturave, vetëm e vetëm përmes kësaj loje që po mendon se po e luan, kur në fakt loja e ka marë nëpër këmbë vendin.

OK, ja u ndrrua emri, ja Greqia heq dorë nga vetoja, ja erdhi momenti vendimtarë ku vendi do “piqet” me ata që vendosin nëse jemi të aftë për të qenë në NATO e BE. A nuk është e mundur që vendit të dështojë sërish për tu antarësuar në këto organizata, pikërisht nga shkaku se ka lejuar që drejtësisë ti ikin përgjegjësit dhe njëkohësisht ka falur shkaktarët e krizës ekonomike, politike e ndëretnike, që i bie se sundimin e së drejtës (ndër kapitujt kryesor për të qenë OK me ndërkombëtarët) e ka ZERO.

POWERED BY BANER 700 x 100