VOX

Haradinaj po negocion me serbët shkarkimin ose tërheqjen e ministrit Rikalo

0 17

Qeveria Haradinaj po përballet me probleme shumë të mëdha gjatë muajve të fundit, por tani i ka dalë një problem tjetër tejet serioz nga Partia Socialdemokrate, ata i kanë vënë një kusht për votimin e buxhetit për vitin 2019, kusht ky që nuk po kapërdihet edhe aq lehtë është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo nga pozita e tij, transmeton Gazeta Metro.

Por, burime mirë të informuara të Metros bëjnë të ditur se tanimë kryeministri Haradinaj ka filluar negocimin me Listën Serbe për shkarkimin e anëtarit të partisë së tyre Nenad Rikallo, apo tërheqjen e tij nga pozita e ministrit të Bujqësisë.

Se plotësimi i kushtit shumë të vështirë që ka vënë PSD për votimin e buxhetit për 2019 është më se e qartë tani, shkarkimi i Rikallos nga pozita e ministrit po del të jetë shumë problematike për Haradinajn, pasi dihet ndikimi i Listës Serbe që ka tek Qeveria në Beograd dhe Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, Haradinaj tani është para dy zgjidhjeve shumë të vështira: 1) shkarkimi i ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo apo 2) rrëzimi i Qeverisë së tij.

Partia Socialdemokrate është e vendosur që të mos e votojë buxhetin e Kosovës për vitin 2019 në lexim të dytë, pa plotësimin e pesë kushteve të vëna për qeverinë e Ramush Haradinajt,  transmeton Gazeta Metro.

Ligji për Dialogun, shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, ligji për pagat, ligji për Qeverinë dhe draftimi i kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Qeveria e ka proceduar në Kuvend projektligjin për Buxhetin më 31 tetor, i cili ka arritur që të miratohet në parim në Kuvend më datë 21 dhjetor të vitit që lamë pas.

POWERED BY BANER 700 x 100