VOX

Thaçi “sqaron” statusin ku tha se bora ka zënë të shkrihet shpejt

0 160

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi “bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë!” ka paralajmëruar vendime që do të përkrahen nga SHBA’ja, raporton Gazeta Blic.

Thaçi këto komente i ka ndërlidhur me kërkesën e Amerikës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore”, ka shkruar ai.

Thaçi ka thënë se vetëm të bashkuar dhe të përkrahur nga Amerika mund të shkojnë më tutje në dialog dhe marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, ka shtuar ai.

Source Gazetablic
POWERED BY BANER 700 x 100