VOX

Çmime të reja të derivateve të naftës

0 63

Duke filluar nga nesër fillon liberalizimi i kushtëzuar i tregut. Tregtarët së paku një javë do të përcaktojnë vetë çmimin e shitjes me pakicë. Nuk do të ketë çmime shokuese, thonë nga Komisionin Rregullator i Energjetikës. Përllogaritjet e tyre thonë se nëse edhe sot përcaktohen çmimet, sipas metodologjisë së vjetër, do të kishte një rënie të vogël te benzina, si dhe një rritje minimale të çmimit të dizelit.

Unë nuk pres që tregtarët të bëjnë ndonjë lloj aventure dhe të shkaktojnë ndonjë shok në çmime. Nëse hyjnë në një aventurë të tillë, gjatë miratimit të metodologjisë së re, atëherë ne do ta marrim parasysh sjelljen e tyre. “- tha Marko Bislimovski- Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik

Bislimovski këtë kërcënim e dërgoi edhe të premten. Përndryshe, tregtari më i madh i derivateve të naftës në vend Makpetrol veçmë i përpiloi çmimet e reja. Benzina 95 dhe 98 do të shiten për 1 denarë më lirë, përkatësisht do të kushtojnë 71 dhe 73 denarë. Dizeli shtrenjtohet për gjysmë dhe nga mesnata shitet për 64 denarë për litër.

U treguan të pabaza druajtjet e institucioneve dhe individëve të caktuar se liberalizimi i çmimeve në treg të derivateve të naftës do të shkaktonte rritje”- u shprehën nga Makpetrol

Përndryshe, me kontratën e dëmshme me OKTA-n, vendi ka paguar 20 vite përfitim të diferencës prej 29 dollarë, për një ton naftë të prodhuar, edhe pse rafineria nuk ka prodhuar për shtatë vjet, por vetëm ka bërë distribuimin, pra përjashtimi i kësaj norme, nuk do ta ulë çmimin për qytetarët. Kjo nuk do të ndodhë sepse modeli i ri do të përfshijë shpenzimet e tregtarëve, të cilat nuk janë llogaritur deri tani, thotë Bislimovski.

“Ato 29 dollarë nuk do të merren parasysh. Por, ju them dhe theksoj se tregtarët nuk do të blejnë tani nga OKTA dhe ata do të duhet të paguajnë një diferencë të caktuar për tregtarët nga të cilët blejnë nga jashtë. Pra, ato 29 dollarë për ton do të shkojnë atje. “- theksoi Marko Bislimovski- Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik

Fitimet e tregtarëve ende nuk janë përcaktuar, thotë rregullatori, dhe siguron që kjo diferencë do të jetë reale, dhe jo e madhe. Deri më tani, ata kanë marrë tre denarë për një litër të shitur, dhe tani ata kërkojnë tu dyfishohet fitimi. Përndryshe, saktësisht njëzet vjet më parë, si një kompani shtetërore OKTA iu shit Helenik Petroleumit të Greqisë, për 32 milionë dollarë. Por, si kusht vendi duhej të blinte 500 mijë ton mazut çdo vit. Meqenëse marrëveshja nuk u respektua nga ana e Maqedonisë së Veriut, me arbitrazh, vendi mori dënim prej 40 milionë eurosh në vitin 2009 dhe përveç kësaj, Helenik Petroleum ngriti sërish padi në arbitrazh për periudhën e mbetur, për edhe 32 milionë dollarë të tjera.

POWERED BY BANER 700 x 100