VOX

Grouper tani edhe në Kosovë

0 51

Faqja më e madhe e zbritjeve në Maqedoni, Grouper tani do të jetë e pranishme edhe në tregun kosovar. Nga kompania në fjalë, bëjnë me dije se së shpejti do të fillojnë ti ofrojnë shërbimet e ngjashme të kampanjave të marketingut online si dhe zbritjet e shumta të klientelës për konsumatorët kosovar.

(Kliko për më shumë)

Kompania ka startuar një faqe të re enkas për tregun e Kosovës, www.grouperkos.com përmes të cilës do të ofrohen shërbimet.

“Gjatë kësaj periudhe, kemi punuar shumë në përgatitjen e françizës, si dhe në strategjinë për paraqitjen në treg. Merita e asaj që është sot njihet si Grouper bazohet në punën e zellshme, në përditësimin e pandërprerë si dhe në ndjekjen e trendeve, të cilat nuk do të kishin qenë të mundura pa ekipin tonë prej 17 entuziastëve të rinj dhe krijuesve të cilët punonin me pasion dhe nuk refuzonin sfida “, ka thënë Nina Angelovska, bashkëpronare dhe drejtore e Grouper.mk dhe e “Forbes 30 Under 30”.

Grouper është rrjet i cili bashkon mbi 200 mij shfrytëzues me mbi 3000 kompani, prodhimet e të cilave i promovon online.

POWERED BY BANER 700 x 100