VOX

Gjipe- Larg qytetërimit dhe afër parajsës në Tokë

0 103

Plazhi i Gjipesë ndryshe i quajtur edhe si Kanioni i Gjipesë është ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Kanioni nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oazë përrallor në bregun e Jugut.

Perla e bregdetit të Shqipërisë: Plazhi i Gjipesë, më befasuesja

Vendi është definicioni më i përafërt i përrallores në Tokë që të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë. Ecja në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, nuk të le pa u habitur. Thjeshtë, ky lokacion është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezulluese.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.

Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një adventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është definitivisht destinacioni i duhur.

 

POWERED BY BANER 700 x 100