VOX

Himara-Hem lirë, hem mirë

0 534

Himara është një vend më pak i frekuentuar nga turistët që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, edhe pse në rrethinë ngërthen plazhet me të mira të bregdetit shqiptar. Çmimet e dhomave dyshe në këtë pjesë sillen nga 20 deri në 30 euro (1200-1500 den), ndërsa ato më eksluziove dhe me pamje të veçantë shkojnë deri në 50 euro (3000 den) për natë.

Aty mund të gjeni edhe hostele për turistët që kërkojnë akomodim të lirë, të cilat kanë një çmim prej 12 euro (750 den) e më lartë për natë.

Ndërsa, për personat që e duan luksin, pishinat dhe investimet infrastrukturore, është Rapo Resor me 5 yje, ku nata për një çift, me mëngjes, kushton rreth 100 euro (6150 den).

Ndryshe, në qytezën e Himarës ushqimi është pika e fortë që ofron shije tipike mesdhetare nga kuzhina shqiptare, greke dhe italiane.

Një byrek tipik i Shqipërisë së Jugut kushton vetëm 100 lekë, i cili zakonisht shoqërohet me dhalltë e cila kushton rreth 70 lekë. Që të dyja këto së bashku kushtojnë më pak se 1 euro e 40 cent ose 100 denarë, e që përbën mëngjesin më të lirë.

Dreka me kallamari, midhje apo pasta nuk e kalon shumën e 5 euro apo 300 denarë për një person, ndërsa birrat e ftohta sillen nga 60 deri në 100 denarë, apo nga 1 deri në 2 euro.

Për ata që e duan mishin në hell, Himara ofron edhe giros sufllaqe, apo doner grek, që nuk e kalon çmimin prej 90 denarë apo 1 euro e 50 cent.

Sidoqoftë, çmimet janë gati 30 përqind më të lira se në Dhërmi, dhe pak më lirë se në Sarandë.

Ndërsa, nikoqirët e qetë dhe mikpritës himariot, në fund i japin një zemër të ngrohtë këtij vendi të lashtë që kështjellën e ka të ndërtuar nga antika dikur 1300 vjet P.E.S. Me një fjalë Himara është e lirë në krahasim me atë çka ofron.

POWERED BY BANER 700 x 100