VOX

Ksamil- Aty ku gërshetohet e bukura me magjiken

0 128

Nuk janë Maldivet e as Kapri por është Ksamili i cili përbën një nga pasuritë shqiptare, si natyrore edhe arkeologjike. Ajo është një nga perlat e natyrës shqiptare, me plazhe të pastër e të virgjër, me vijë bregdetare të larmishme me gjire,klimë të butë, kepa,ishuj e shkembinj interesantë me monumente kulture.

Qëndrimi në Ksamil nuk është asnjëherë monoton, pasi pos bukurive bregdetare, të mundëson edhe shëtitje në pjesë tjera, si Butrintin dhe Sarandën afër, por edhe ishullin e Korfuzit i cili nuk ti ndanë sytë asnjëherë.

Ksamil ka një sipërfaqe prej 63.6 km2, popullsi prej 7716 banore dhe përfshin në territorin e saj qytezën e Ksamilit dhe fshatin Manastir.

Vend i qetë dhe i bukur me banorë mikpritës dhe çmime që secilit ia mban xhepi. Dhoma variojnë nga 25 euro e përpjetë, kurse ushqimi ofrohet prej në restorante e deri në tregje të peshkut të freskët ku edhe bëjnë përgaditjen aty për aty.

Rruga për në Ksamil mund të bëhet nga bregdeti i cili lidhet me autostradën Ibrahim Rugova me Kosovë, ose nga Maqedonia e Veriut përmes autostradlës Miqësia, në vijën Gjevgjeli-Selanik-Janinë-Ksamil. Rruga zgjat nga 6 deri në 8 orë, por që ia vlenë pasi ti shifni bukuritë që ofron kjo perlë e bregdetit shqiptar.

 

POWERED BY BANER 700 x 100