VOX

Qytetarët humbin 250 milion euro në vit nga bixhoz

0 74

Sa më i varfër të jesh, aq më shumë shpreson që të bëhesh i pasur sa më shpejt. Ndryshe kjo njihet edhe si ndërmarrje e hapave në gjendje dëshpërimi. Në të gjithë botën njihet lidhja mes varfërisë dhe tendencës për të luajtur me loto, bixhoz, kazino etj. Në Amerikë p.sh. në lagjet e varfra luhet bixhoz sa dyfishi i lagjeve normale.

Nuk bën përjashtim as vendi, ku sa vjen e shtohet shuma që banorët shpenzojnë për lojëra fati. Në vitin 2018, shpenzimet zyrtare për kazino, loto, bingo, baste, lotari ishin 250 milionë euro.

Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet në kërkim të fatit janë rritur me 15%. Ky numër thuhet të jetë rritur shkaku I mbylljes së kazinove në Shqipëri dhe Kosovë, që ka shkaktuar lëvizjen e atij “biznesi” bashkë me klientelën në Maqedoni.

Përpjekje ka për ta luftuar këtë fenomen, përmes aksionit “ANTIBIXHOZ” e cila kërkon ndryshimin e ligjit për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit.

Kjo gjë ka rënë në ndesh me Shoqatën e punonjësve në sektorin e lojërave të fatit, të cilët arsyetojnë se kërkesa për nxjerrje të kazinove jashtë qytetit vetëm mund të krijojë kushte për lulëzim të bixhozit ilegal.

Zëri më i fuqishëm kundër bixhozit, lëvizja “ANTIBIXHOZ” ka siguruar mbi 50 nënshkrime nga persona me influencë dhe ka përgatitur spot vetdijësues që të tregojë ndikimin e mundshëm negativ nga mos rregullimi i qartë i ligjit për sferën e bixhozit.

Së shpejti pritet të zhvillohet diskutimi i dytë i hapur në Kuvend për ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit.

 

POWERED BY BANER 700 x 100