VOX

“Rana e Hedhun” nga Parajsa

0 50

Rana e hedhur është ndër plazhet më të mira në pjesën veriore të rivierës Shqiptare, ndoshta edhe më i miro në tërë vijën detare të Adriatikut.

Pastërti dhe qetësi për pushime, ushqim i freskët dhe i përgatitur mirë, klimë e jashtëzakonshme. Këto janë elementet që e bëjnë një destinacion ideal për ti kaluar ditët e nxehta të verës dhe jo vetëm.

Vendndodhja në hartë e bën atë të jetë lokacion edhe për fundjavë. Në më pak se 3 orë nga Prishtina, 4 orë tanimë edhe nga Shkupi, ka bërë që shtohet numri i turistëve mbizotërues të fundjavës nga Kosova dhe Maqedonia.

Këtë plazh e gjeni lehtë duke e ndjekur rrugën drejtë Portit të Shëngjinit. Më pas pyetni dikë se kah i bie ‘Rana e Hedhun’ dhe banorët  të tregojnë rrugën ku për 15 minuta mbërrin te Rana.

Çmimet në këtë lokacion janë pak më të larta se ato në Shëngjin, pornuk janë të papërballueshme. Ushwimi mund të bëhet nëpër restorante të shumëta ku shërbehet nga ushqimi bregdetar e deri te ai tradicional kontinental.

Pronarë të restoranteve do gjeni nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, ashtuqë nuk do keni mundësitë përmalloheni për ushqime të vendit tuaj, në këtë shtëpi larg shtëpisë, ku të gjithë do ju presin me duar hapur.

POWERED BY BANER 700 x 100