VOX

Rasti Tomor Morina: Të afërmit të zhgënjyer me arrestimin por edhe me shtetin që po hesht

0 74

Arrestimi i ish- luftëtarit të UÇK, Tomor Morina është komentuar edhe nga familjarë dhe të afërt. Pos brengës që ata kanë treguar ndaj aktit të shtetit të Maqedonisë së Veriut, ku edhe u arrestua Morina, kritika janë drejtuar edhe ndaj institucioneve të Kosovës. Shkak për këtë, thonë të afërmit e Morinës, është heshtja dhe mos reagimi i duhur.

Morina po mbahet nën arrest shkaku i një fletarresti të lëshuar nga Serbia, që nuk është asgjë e re për sa i përket urdhërave të tilla dhe që lidhen me ish luftëtarët e UÇK-së.

Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev pati deklaruar se ky rast do të zgjidhet shpejt, pasi Morina është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë e cila ka dhënë urdhër për arrestimin e tij.

I pari që reagoi në Maqedoni, ishte deputeti në Kuvend, Ejup Alimi, i cili poashtu është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe i asaj Kombëtare.

 

POWERED BY BANER 700 x 100