VOX

Sead Koçan përfundon në qeli, Jankullovska, Mijallkov dhe Gruevski ende në liri

0 53

Biznesmeni nga Shkupi, Sead Koçan mbrëmë ka përfunduar në qelitë e Idrizovës, pas shumë prolongimeve të vuajtjes së dënimit prej 4 vite e 8 muaj burg.

Ai ngarkohet për përpilim të dokumenteve të rrejshme për pjesëmarrje në një tender të ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

 

Gjykata penale në Shkup nuk i ka pranuar dokumentet dhe kërkesën e Koçan për shtyrjen e vendimit të vuajtjes së dënimit, me arsyetimin se ishte i sëmurë.

Koçan njihej si njeri i afërt me VMRO-DPMNE dhe si pronar i televizionit tashmë të shuar NOVA, i cili shpesh përmendej si makineri propaganduese e qeverisë “Gruevski”.

POWERED BY BANER 700 x 100