VOX

Mavrovë: Aksidentohet makina, shpëton së rëni në humnerë

0 593

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Mavrovë, në afërsi të pendës, ku një veturë e tipit VW Tiguan doli nga rruga dhe për pak rrezikonte të binte në humnerë.

Dëshmitari kryesor, vozitësi, i cili shpëtoi pa lëndime serioze por në gjendje shoku, tha se nga pakujdesia e tij ndodhi i tërë rasti.

“I largova syt për një çast nga rruga, dhe kur e ktheva shikimin ishte veçse vonë. E theva veturën. Eh çka bëra”, tha vozitësi i aksidentuar.

Vetura e tij kishte hipur mbi bankinë dhe po mbahej nga pemët e ngjeshura dhe një shtyllë elektrike që të mos binte në humnerën mbi dhjetë metra të thellë.

POWERED BY BANER 700 x 100