VOX

Fondacioni ALBIZ do të ndajë 175 bursa për studentë

0 418

Fondacioni “ALBIZ“ shpall konkurs për ndarje të 175 bursave për studentë për vitin akademik 2019/2020. Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Vlera e bursës për të dy kategoritë për vitin akademik 2019/2020 do të jetë 4.200 denarë. Bursat ndahen gjatë tërë vitit akademik 2019/2020 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik. Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen prej 21.10.2019 (e hënë) deri më 20.11.2019 (e mërkurë) nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

 Përparësi për fitimin e bursës sociale do të kenë studentët që kanë notë mesatare 7.00 apo më lartë, studentë që studiojnë në drejtime deficitare si dhe studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që studiojnë.

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në tel. 02 2057 632 ose në e-mail:  info@albiz.org.mk ose të shkarkoni linkun në vijim: https://bit.ly/2MwJgzM

POWERED BY BANER 700 x 100