VOX

Ndotje alarmante e ajrit në Shkup

0 1,069

Tani e më shumë se një javë, që nga rënja e temperaturave, ndotja në kryeqytet ka qenë vazhdimisht në një nivel të lartë. Fatkeqësisht kështu ishte edhe gjatë ditës së djeshme në Shkup.

Pothuajse të gjitha stacionet matëse treguan ndotje të konsiderueshme dhe mbi kufirin e lejuar prej 50 mikrogramë PM 10 grimca për metër kub. Në shumicën e komunave niveli ishte mbi 100 mikrogram rreth orës 10:00.
Prania e grimcave të dëmshme PM 10 në Qendër ishte 130, në Aerodrom- 147, kurse më e larta ishte në stacionin matës i njohur si Rektorat – 163.
Në Gazi Baba, ndotja shënoi 131, kurse vlera në Gjorçe Petrov arriti në 112 mikrogramë PM 10 grimca për metër kub.


Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti që këto vlera të matura shkojnë edhe më të larta në orët e vona të mbrëmjes, dhe megjithë ankesave, reagimeve dhe kërkesave të shumta nga qytetarët, vazhdojnë të mungojnë veprimet konkrete të autoriteteve që do të sjellin deri te përmirësimi i cilësis së ajrit.

POWERED BY BANER 700 x 100